5/23/15

Hir ungjilli për gratë me çrregullime në të ngrënë, Pjesa II

Note: This is an Albanian-language translation of Part II of my article for the Biblical Counseling Coalition, "Gospel Grace for the Eating Disordered Woman"








Shkrimtare:  Marie Notcheva
Përkthyes:    Juxhin Alia

Fjalë hyrëse nga ekipi BCC : Ju po lexoni pjesën e dytë të një blogu me 2 pjesë te miniserive Hir & E vertetë  mbi çrregullimet në të ngrënë nga Marie Notcheva. Në pjesën e parë të kësaj serie, ne trajtuam mendësinë e gabuar dhe “idhujtarinë” që qëndron pas çrregullimeve në të ngrënë. Në të dytën, do të trajtojmë disa dallime të përqëndruara në ungjill, mbi mënyrën e këshillimit të grave anoreksike dhe bulimike. Pjesën e parë mund ta lexoni këtu

E pranuar nga Hiri


Në librin e saj, Good News for Weary Women (lajm i mirë për gratë e shqetësuara) Elyse Fitzpatrick  heq një paralele interesante mes këshillave ekstra-biblike që gratë e krishtera marrin mbi të qënurit “të perëndishme” dhe Galatasve të cilët Pali i qorton pse i shtonin rregullat e tyre besimit në krishtin.Fitzpatrick me të drejtë vë në dukje se përpjekja për të jetuar sipas standarteve të tua në një tentativë për ta bërë veten “të pranueshëm “ për Perëndinë do të çojë drejt fajita, dështimit dhe dënimit të vetes. Disa shembuj të këtyre rregullave të pashkruara qe injektojnë fajin përfshijnë presionin për të qënë meuese shtëpiake, për të mësuar femijët në shkollën e së dielës, dhe të ushqejë familjen e saj me vakte organike, të gatuara në shtëpi rregullisht. Të gjitha këto janë zakone të mira por as nuk janë urdhëresa biblike dhe as na fitojnë “pikë” me Perëndinë. Ajo çfarë Fitzpatrick po thotë është se kur ne(gratë) I shtojmë barra të tepërta listës sonë te “vet-përmirësimit” ne po e vendosim veten sërish nën  “robërinë e ligjit” , duke u përpjekur që ta bëjmë veten të dukemi “mirë në sytë tanë” dhe duke refuzuar nevojën për hir.

Për një grua anoreksike ose bulimike, robëria prej rregullave dhe ritualeve të vet-vendosura, rritet në mënyrë eksponenciale. Ushqimet “e lejuara” bëhen gjithmonë e më pak, regjimet e ushtrimeve të detyrueshme, bëhen më të gjatë dhe më të vështirë, dhe marrja e kalorive bie në nivele drastike mos-ushqyerje.
Për një bulimike, të hash “më shumë seç duhet” (edhe një kafshatë më tepër) e bën atë të justifikohet për ta vjellë të tërën : “Unë tashmë e bëra lëmsh këtë punë… më mirë po i shkoj deri në fund”. Kjo mënyrë e të menduarit “të gjitha ose asgje” nuk lë vend për hirin, gruaja ndihet e ndotur, e dobët dhe fajtore kur “dështon”.Michelle Myers, ish-anoreksike, shkroi se u ndikua nga fjalët e një miku të vet ndërsa kishte ngecur në mëkat si kurrë me parë “ bën stërvitje apo jo, Perëndia të do njelloj”. Fakti se nuk je më pak “e vlefshme” kur nuk ushtrohesh njëherë apo kur ha karbohidrate, është një koncept i vështirë për tu rrokur nga një subjekt qe këshillohet për çrregullime në të ngrënë dhe eshte një shembull konkret se ku ka nevojë ta aplikoj ajo ungjillin në jetën e përditshme.

Dallime në këshillimin e klienteve anoreksike dhe bulimike

Ndërsa diskutoni “rregullat” e të resë që keshilloni, dhe çfarë ndjen ajo se mund të arrijë duke i mbajtur ato, ju mund të hasni një larmi përgjigjesh që varen nga sa thellë janë ngulitur sjelljet e çrregullimeve në të ngrënë tek ajo. Gjithashtu vini re se anoreksiket janë përgjithsisht raste më të veshtira këshillimi sesa bulimiket për një numër arsyesh:
  • ·        Shpesh(por jo gjithmonë) ato janë më të brishta fizikisht, puna e rëndë e ndryshimit biblik mund të kërkojë më tepër energji sesa ato kanë.
  • ·        Niveli i të gënjyerit të vetes është më i madh tek anoreksiket.
  • ·        Frika nga ushqimi dhe idhurjtaria e dobësimit është bërë shteruese për to.  Anoreksiket shpesh fillojnë keshillimin me pak shpresë për tu transformuar.

Nëse po këshilloni një femër që është diagnostikuar klinikisht me anoreksia nervosa (çka do të thotë se ajo është  të paktën 20% nën pëshën ideale trupore të saj), unë do të sugjeroja seriozisht për ju të kërkoni që ajo të kontrollohet të paktën çdo javë nga një mjek dhe të bëjë analiza laboratorike rregullisht. Mungesa e balancës së mineraleve elektrolitë janë fenomen i zakonshëm si mes bulimikeve ashtu edhe anoreksikeve, por rreziku i mos-funksionimit  te zemrës apo veshkave  është më i madh në anoreksi kronike.

Së dyti, jini të pregatitur për rezistencë nga subjekti anoreksik që keshillohet kur pëqrpiqeni ta bëni atë ta shohë sjelljen e saj si “mëkat”. Kjo është një nga dallimet më të mëdha që kam vënë re gjatë këshillimit të grave me çrregullime në të ngrënë : një bulimike tashmë e di se sjellja e saj eshtë e gabuar dhe vetë-shkaterruese, dhe i vjen zakonisht turp nga  “humbjet e kontrollit” që ka. Në kontrast me këtë një anoreksike ndihet e fuqishme kur arrin të privohet. Ajo beson se sjellja e saj e ngurtë është vetë misherimi i “të shëndetshmes”, e justifikon si “vetë-disiplinë”, dhe ndjen përbuzje për pëshen normale (që në sytë e saj është shëndet I tepërt). Kur ajo sheh veten në pasqyrë, pavarësisht se sa e dobët mund të jetë, ajo sheh një person obez përballë saj. Një bulimike mund të ketë një pikëpamje idhujtare mbi peshën(duke dashur të jetë e dobët aq shumë sa është e gatshme të mëkatojë per t’ia arritur) por zakonisht pesha e saj është afer normales dhe pamja e saj nuk është aq e shtrembëruar. Anoreksikja krenohet me “mbajtjen e ligjit” te vet, kjo është bërë identiteti i saj. Dëshira për të qënë e dobët me çdo kusht mbizotëron deri në atë pikë sa frika e saj nga ushqimi është bërë e pa-arsyeshme. Vetë natyra progresive e anoreksisë bën që subjekti I këshilluar të ketë frikë të gëlltisë ushqim.

Përveçse e ndihmoj atë  ti përballë këto frikëra në mënyrë biblike, unë kërkoj nga subjektet anoreksike të takojnë një dietolog(duke supozuar që sjanë të tillë) dhe këtë takim e inkurajoj edhe për rastin bulimik.  Takimi me një dietolog ndihmon anoreksiken të fitojë besim për të konsumuar ato çfarë trupi i saj ka nevojë në mënyrë të ushqyeshme, ndërsa përball bashkë me ju, këshilluesin biblik, mashtrimet që ajo ka përvetësuar.

Si rregull, unë nuk ju kërkoj as subjekteve anoreksike, as atyre bulimike të mbajnë ditar ushqimi, megjithëse dietologu mund ta kërkojë diçka të tillë. Të shkruajturit e çdo gjëje që ajo ha përqëndron një vëmendje të panevojshme tek ushqimi, sesa tek zbulimi i motiveve të zemrës së saj dhe tek ripërtëritja e mendjës së saj.

Duke i dhënë shpresë dhe duke i mësuar asaj ta çmojë Krishtin

Sido që të shfaqet sjellja e çrregullimeve në të ngrënë  të subjektit që këshilloni, ti japësh shpresë në sesionin e parë është vendimtare. Ajo mund të ketë përvetësuar shumë mite rreth çrregullimeve në të ngrënë nga “psikologjia e popit” siç janë “Ti kurrë nuk shërohesh, gjithmonë në përmirësim” përballeni këtë me 1 Korintasve 6:11 ku Pali këshilloi ish- grykës, pijanec, homoseksual, dhe të tjerë “të varur” nga mëkatet e tyre se ata janë “Larë… shenjtëruar… drejtësuar në emrin e Zotit Jezus” Ndihmojeni atë që të shohë se po e përdor ushqimin në një mënyrë që Zoti nuk e caktoi, dhe se po dëmton trupin që Ai i dha asaj për ti shërbyer dhe për të nderuar vetë Zotin. Një prej ngjashmërive mes anoreksisë dhe bulimisë është se në të dyja çrregullimet, kjo sjellje po shërben si “shpëtimtar i rremë” – Ato e bejnë të vuajturin të ndihet mirë (përkohësisht) prandaj është e vështirë të rreshtësh. Kur rehatia dhe Dobësimi janë prioritetet kryesore të saj, mendja e saj nuk “është vendosur tek gjërat qiellore” (siç vërejtëm në pjesën 1), dhe zemra e saj priret drej vetes (Mateu 6:21). Në mënyrë që të transformohet, ajo duhet të mësojë të ripërtërijë mendjen me Fjalën e Perëndisë dhe ta kthej zemrën e saj drejt Krishtit (Romakëve 12:1-3 , 2 Korintasve 3:18) Si në gjithë mëkatet jetë-zotërues, besimtarja duhet të mësojë ta shohë Jezus krishtin si më të bukur dhe më të dëshirueshëm se “idhulli” i saj. Detyra juaj është ta ndihmoni të dallojë cili është vullneti i tij I menjëhershëm për jetën e saj( një mendje e transformuar, shëndet, kthimi i ushqimit në rolin e vet jetik)  dhe ti besojë Perëndisë dhe atyre që ai i ka vënë pranë për ta ndihmuar(Proverbat 3:6)

Duke përballur tundimin

Të kapërcesh një çrregullim në të ngrënë nuk është e thjeshtë, edhe për një të krishterë që sinqerisht dëshiron të ndjekë Krishtin. Femrat shpesh mund të kenë drojë për t’i zbuluar “sekretin” e tyre dikujt kur vijnë për herë të parë tek ju, me turp për sjelljen e tyre, dhe me dëshiren e dëshpëruar për të ndalur por të tmerruara se Fjala e Perëndisë nuk do të “mjaftoj” për to, dhe ato nuk do mund të bëjnë kthesë nga çrregullimi i tyre në të ngrënë. Pregatituni të ri-vizitoni ungjillin ( Personin  dhe veprën e Jezus Krishtit për to) shumë herë dhe të tregoni, shpirtërisht, hir për çdo dështim (Luka 17:4 është një varg i fuqishëm për mëkatin që jep varësi, po ashtu Romakeve 7). Mësojini asaj ti kthejë sytë nga Krishti për ndihmë dhe ngushëllim në kohë vështirësie(Hebrenjve 4:14-16, 1 Pjetrit 5:6-7, Mateu 11:28-30) çdo herë që ajo është e aftë t’i drejtohet Perëndisë në momente dobësie dhe t’i rezistojë tundimit për t’iu përmbajtur ushqimit apo për të vjellë, ajo do të fitojë vet-besim dhe do të fillojë ta shohë veten duke kryer një fitore shpirtërore.

Shërim në trup, mendje dhe shpirt

Sapo subjekti që këshillohet ka filluar të hajë rregullisht, vakte të shëndetshme dhe te zhvillojë modele të reja të menduari, nevoja për t’u përmbajtur apo për të vjellë priret të largohet brenda pak muajsh. Anoreksikja tashmë e ka përballur frikën e saj më të madhe, të shtuarit peshë, dhe sheh një përmirësim në shëndetin e saj. Shtimi në peshë do të rrafshohet shumë shpejt, por këmbëngulni që ajo te vazhdojë të ndjekë planin e vakteve “të mirëmbajtjes” si pjesë e një detyre shtëpie. Shih kapitullin 13(konsiderata praktike) te librit tim, Redeemed from the Pit: Biblical Repentance and Restoration from the bondage of Eating Disorders( Shpengim nga bataku, pendesë dhe ripërtëritje biblike nga robëria e çrregullimeve në të ngrënë)

Një bulimike sheh se dëshirat e papërmbajtura të saj largohen teksa mendja e saj ripërtërihet, pjesërisht edhe sepse ajo po mban ushqimin që trupi isaj kishte aq shume nevojë. Energjia dhe përqëndrimi i saj përmirësohen drastikisht, pothuaj ne te njëjtën kohë që rresht së vjelli, pasi niveli i sheqerit ne gjakun e saj nuk leviz pa fre cdo orë. Emocionalisht, anoreksiket dhe bulimiket priren të jenë në të njejtin nivel sapo të ngrënët e tyre normalizohet, dhe nuk fiksohen aq shpesh tek ushqimi.

Eshte jashtëzakonisht inkurajuese, si për gruan që kalon çrregullimin në të ngrënë, ashtu edhe për këshilluesin, të shohë transformimin të ndodhë ndersa ajo mëson t’I mbajë syte në Krishtin dhe ta lërë robërinë e saj perfundimisht tek këmbët e kryqit.

Bashkoju bisedës

Kur i referoheni vështirësive me çrregullimet në të ngrënë, qoftë në jetën tuaj apo të subjektit që këshilloni, si mund ta aplikoni hirin e ungjillit të Krishtit?



No comments:

Post a Comment

Thanks for visiting! Please leave me a message, share your testimony, or feel free to ask questions. Anonymous comments are welcome. Or e-mail me privately at marie4thtimemom@yahoo.com.