5/9/15

Të kuptosh "përbindëshin përbrenda" : Ç'rregullimet në të ngrënë, pjesa I

Note: This article is an Albanian-language translation of Part 1 of my series on the Biblical Counseling Coalition, "Understanding the Monster Within: Eating Disorders, Part 1".

It is run on the Albanian Koalicioni i Këshillimit Biblik Shqiptar page, which is the Albanian arm of the BCC.



Shkrimtare:  Marie Notcheva
Përkthyes:    Juxhin Alia

4 Maj 2015

Një fjalë hyrëse nga ekipi BCC: Ju po lexoni pjesën 1 të një blogu BCC 2-pjesësh të miniserive Hir&të vërtetë mbi çrregullimet në të ngrënë nga Marie Notcheva. Në pjesën e parë të serisë, ne do të trajtojmë mendësinë e gabuar dhe “idhujtarinë” pas çrregullimeve në të ngrënë; në të dytën, do të vërejmë disa dallime të përqëndruara në ungjill, mbi mënyrën e këshillimit të grave anoreksike dhe bulimike.

 Dinamikat sociale dhe një diagnozë biblike

Në fillim të viteve 80', termat "anoreksia nervosa" dhe "bulimia" u bënë fjalë të njohura në Shtetet e Bashkuara. Pa vonuar shumë, psikologë të sjelljes dhe ata klinikë nxituan të gjenin një "kurë" për këtë fenomen të ri - të vdesësh urie dhe të vjellësh në mes të bollëkut. Libri i Cynthia Rowland, The Monster Within: Overcoming Bulimia  (Përbindëshi përbrenda: Të mposhtësh buliminë)(1985) ishte një ndër dëshmitë e para të publikuara të llojit të vet. Vdekja në 1983 e këngëtares së popit Karen Carpenter ishte një faktor në valën e vëmendjes mediatike që i'u dha çrregullimeve në të ngënë. Një tjetër, ka mundësi të ketë qënë rritja në popullaritet e atleteve femra në disiplina si gjimnastika dhe patinazhi artistik, që dolën hapur me vështirësitë e tyre. Cilado qofte arsyeja, sjelljet e mosushqyerjes dhe të vjellët nga grykësia nuk janë sjellje të zhvilluara vetëm kohët e fundit, dhe as nuk janë të kufizuara vetëm në vendet e pasura perëndimore.

Është e dobishme për çdo këshillues biblik që punon me të rejat, të kuptojë mendësinë pas çrregullimeve në të ngrënë. Megjithëse personi që ju këshilloni mund të mos jetë diagnostikuar klinikisht me anoreksi, bulimi, ose çrregullime në të ngrënë prej grykësisë, shumë të reja do të tregohen të hapura në privacinë e dhomës së këshillimit për pasiguritë e tyre rreth peshës, pamjes së jashtme dhe zakoneve të ngrënies apo ushtrimeve fizike të çrregullta. Do të na ndihmonte të ishim në gjendje të pikasnim mendimin jobiblik dhe ta ballafaqojmë me hir dhe të vërtetë përpara se të çeli plotësisht në një çrregullim në të ngrënë.
Vini re se çështjet e imazhit trupor dhe pasiguritë rreth pamjes nuk kufizohen vetëm tek të këshilluarat femra, te rinjtë meshkuj vuajnë gjithashtu, prandaj të njëjtat parime vlejnë edhe për ta. Gjithsesi duke patur parasysh se sa më të theksuara janë ruajtja e peshës dhe mbizotërimi i çrregullimeve në të ngrënët mes femrave, do ti referohem subjektit te këshilluar me përemra femërorë.

Cfarë janë anoreksia dhe bulimia?

Përkufizimi mjekësor i anoreksia nervosa është :
“Një çrregulim në të ngrënë që karakterizohet nga refuzimi për të mbajtur një peshë minimale trupore, frika nga të shtuarit peshë apo të kthyerit në obez, turbullim i imazhit trupor, mbështetje e tepruar në peshën apo formën trupore për vetëvlerësim, dhe amenorrea(mungesë e menstruacioneve)”
Bulimia nervosa përkufizohet kështu :
“Grykësi e përsëritur që zakonisht ndiqet nga veprime që synojnë të refuzojnë marrjen e kalorive të ushqimit të gëlltitur, më së shpeshti veprime spastruese siç është provokimi I vjelljes dhe abuzimi i laksativëve por nganjëherë edhe metoda të tjera si ushtrime fizike të tepruara dhe argjërim.”
Për një shpjegim më të plotë të anoreksisë dhe bulimisë në kritere klinike, si dhe komplikimet mjekësore që pasojnë, jeni të lutur të lexoni kapitujt 2 dhe 13 të librit tim Redeemed from the Pit: Biblical Repentance and Restoration from the Bondage of Eating Disorders. (E shpenguar nga bataku: pendesë dhe ripërtëritje biblike nga zgjedha e çrregullimeve në të ngrënë))
Me pak fjalë anoreksia është një imazh i shtrembëruar i trupit që çon në vetë-mosushqyerje(shpesh i shoqëruar më ushtrime të dëmshme fizike – anorexia athletica); bulimia është cikël grykësie-vjelljeje që çon në “varësi ushqimi” dhe humbje të kontrollit. Të dyja këto sjellje janë shteruese, kërcënuese për jetës, dhe megjithse kanë shumë komponente, në thelbin e tyre janë me natyrë shpirtërore – siç është gjithë jeta. Ka shumë ngjasim mes dy çrregullimeve, dhe shpesh sjelljet mbivendosen. Në pjesën e parë të kësaj serie, ne do të shohim mendësinë e gabuar dhe “idhujtarinë” pas këtyre çrregullimeve; në të dytën, do të vërejme disa dallime në mënyrën se si i këshillojmë gratë bulimike dhe anoreksike.
“Më mirë të më kalojë sipër kamioni”

Në librin e tij të fundit, Eating Disorders: Hope for Hungering Souls(çrregullimet në të ngënë: Shpresë për shpirtra të uritur) Dr. Mark Shaw citon profesorin Glen Gaesser kur thotë, “Mbi 50% e femrave te anketuara të moshave të intervalit 18-25 vjeç do të preferonin më mirë t’u kalojë sipër kamioni se sa të jenë të shëndosha, dhe 75% do të zgjidhnin më mirë të ishin budallaqe apo të këqija” kjo deklaratë e vetme tregon për madhësinë e kushtëzimit të prioriteteve të femrave të reja. Nëse i referohemi Biblës, edhe në Testamentin e Vjetër ne mund të shohim vlerën që i jepej bukurisë fizike – edhe në kohët e patriarkëve( mendoni per Lean vs. Rakelës, Esterin, Danielin, Absalomin dhe të tjerë që dalloheshin për pamjen e jashtme). Ne gjithashtu shohim një Perëndi me një set krejt të ndryshëm prioritetesh – dhe përkufizimin e tij të bukurisë në vargje të tilla : 1Samuelit 16:7, Isaia 53:2-3, Proverbat  31:30, dhe 1Pjetrit 3:3.
Të shpenzuarit kohë duke shpalosur pozicionin që ka në Krishtin subjekti i këshilluar (1gjonit është një detyrë shtëpie e shkëlqyer) fillon rrugëtimin e saj drejt rrokjes të së vërtetës se ajo nuk është më një skllave e mëkatit. Ku qëndron lidhja? Nuk ka asnjë çështje në jetë me të cilën subjekti i keshilluar po përballet, që nuk mund ta tejkalojë në Krishtin . Nuk ka asnjë mëkat që e këshilluara po e lufton nga i cili nuk mund të pendohet. Nëse Perëndia e ka thirrur atë që të “zhvesh” çfarë i përket mishit dhe “të vesh” shenjtërinë, atëherë, e fuqizuar nga fryma e shenjtë, ajo është e aftë ta bëjë këtë.
Ky ndërgjegjësim është zakonisht një pikë kthese për subjektet e këshilluara me mëkate jetë-zotëruese (varësitë) përfshirë anoreksinë dhe buliminë. Shpesh, ato kanë besuar për kaq gjatë se janë “nën kontrollin” e kësaj sjelljeje saqë të jesh në gjendje të “zgjedhësh” lirinë – në bazë të pozicionit të tyre në Krishtin –duket një koncept shumë liberal. Ajo mund të mësojë të “zhveshi” sjelljet jo të shëndetshme duke ripërtërirë mendjen e saj.
Ku Qëndron mendja e saj? 


Një prej vendeve të para ku i çoj të rejat që vuajnë prej anoreksisë ose bulimisë është
Kolosianëve 3:1-3: "Në qoftë se ju jeni ringjallur me Krishtin, kërkoni ato që janë lart, ku Krishti është ulur në të djathtë të Perëndisë. Kini në mend gjërat që janë atje lart, jo ato që janë mbi tokë, sepse ju keni vdekur dhe jeta juaj është fshehur bashkë me Krishtin në Perëndinë."

Cilat janë prioritetet ditore të subjektit që po konsultoni? Për çfarë mendon? A është duke u përqëndruar tek gjërat që kanë vlerë të përjetshme? A po prehet ajo në veprën e përfunduar të Krishtit në kryq dhe në dashurinë personale të Atit për të? Çfarë i’a shkakton ankthin? Në këtë pikë, përdorimi i pyetësorëve "Zbulo Modelet Problematike" si rregjistër javor ndihmon për të zbuluar "shkëndija" specifike që e bëjnë atë të përmbahet apo të kalojë në një tjetër episod grykësie-vjellje. Për shembull, një grua bulimike mund të ndihet e sulmuar nga kritikat e bashkëshortit të saj, dhe të arrijë në përfundimin që nuk "meriton" të ketë ushqim në bark, e më pas të vjellë për të dënuar veten e për të mpirë ndjenjat e saj të lënduara. Dhe sigurisht, kjo do të çojë në rritje të depresionit dhe ndjenjave të dështimit dhe me shumë mundësi e përgatisin për grykësinë e radhës. Një grua që po triumfon mbi anoreksinë e që po pendohet, mund të ndihet e frikësuar prej komplimenteve të kolegëve mbi shtmin e saj në peshë -mund t'a zërë paniku- dhe mund të fillojë t'a limitojë ushqimin sërish. Media është një burim i vazhdueshëm i përkufizimeve sekulare mbi bukurinë, dhe tundimi ndaj kotësisë sqimatare është për një grua, që është duke u penduar prej një çrregullimi në të ngrënë, aq i vërtetë sa “presioni i moshatarëve” tek një adoleshent.

Tani… hajde ta transformojmë këtë mendje!

Ndërsa subjekti i këshilluar bëhet gjithmonë e më i aftë  ti njohë keto mendime si  jobiblike (madje irracionale), ajo po mëson çfarë do të thotë të “ nënshtrosh çdo mendim dëgjesës së Krishtit” (2Korintasve 10:5). Ajo mund të sfidohet të dallojë mendësi të tilla si : “ashkush nuk më do mua. Më mirë po ha si grykëse” ose “ numri mbi peshore përcakton vlerën time”.
Pastaj ajo mund të fillojë ti ballafaqojë këto me të vërtetën biblike: “Perëndia më do, dhe unë jam krijuar në imazhin e tij. Ai ka premtuar se kurrë nuk do të më lerë apo braktisë” (Zanafilla  1:27, Hebrenjve 13:5). “Vlera ime vjen nga qëndrimi im në krishtin, dhe Ai më quan ‘mike’. Qëllimi im është të jetoj për të” (Gjoni 15:14)
Kapitulli “Zhvish/vish” i Biblës, efesianëve 4, bëhet një ushtrim ditorë për një grua që po transformon mendësinë e saj prej një çrregullimi në të ngrënë. Boshllëku dhe frika e njeriut( pasiguria, dëshira për tu pranuar, për tu parë si “më e dobëta”) janë dy motivet e zemrës që qëndrojnë pas anoreksisë dhe bulimisë. Përgjatë kursit të këshillimit, këto dhe të tjera shfaqje të krenarisë duhet të përballen butësisht me një këndveshtrim më të lartë për Perëndinë dhe një perceptim korrekt të vetvetes(ajo është një bijë e dashur në nevojë për Shpëtimtarin). Perëndia shpesh shihet si i zemëruar ose i largët nga gratë që vuajnë prej varësive. Hebrenjve 4:14 na ndihmon të ilustrojmë faktin se Krishti e kupton dobësinë dhe mëkatin e saj, dhe është i gatshëm ta forcojë atë.
Roli i hirit

Moralizmi, në thelbin e vet, është përpjekja e natyrës njerëzore për të bërë veten “të drejtë” në vetë sytë tanë. Ne e bëjmë këtë përmes hapave, rregullave, dhe listave Si-të, shpesh duke bërë “rregullat” tona mbi çfarë do të thotë të jesh i mirë, i suksesshëm, apo tërheqës. Kjo sigurisht, na mbrujt për të dështuar dukë qënë se ne në mënyrë të pashmangshme do ta thyejmë një (ose ndoshta të gjitha) nga keto rregulla të vet-caktuara. Perfeksionizmi-përpjekja për të arritur drejtesimin prej veprave sipas vetë standartit tonë-largohet tej kur përballet me ungjillin.
“nëse të qënurit ‘e dobët’ është mirë, të jesh ‘më e dobët’ është akoma më mirë” thërret xhelati i brendshëm. Zakonet “Spartane” të të ngrënit dhe të regjimeve ushtrimore mund të marrin një jetë te tyren.
Vazhdimi i historisë së fitores në Krshtin

Gratë me çrregullime në të ngrënë janë tejet perfeksioniste si natyra. Çfarë “vepra të ligjit” krijojnë ato per veten, dhe si mund t’i këshillojmë ato? Ne do ta trajtojmë perfeksionizmin, dhe si të tregosh hir besimtareve anoreksike dhe bulimike në pjesën 2.
Bashkoju bisedës

Kur trajtojmë vështirësitë e çrregullimeve në të ngrënë , qofshin këto në jetën tënde ose të subjektit të këshilluar, si mund të na ndihmonte të dallojmë mendësinë e gabuar dhe “idhujtarinë” pas çrregullimeve në të ngrënë?




No comments:

Post a Comment

Thanks for visiting! Please leave me a message, share your testimony, or feel free to ask questions. Anonymous comments are welcome. Or e-mail me privately at marie4thtimemom@yahoo.com.